Botë

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, konflikti hyn në ditën e pestë

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në Gaza, derisa militantët palestinezë po vazhdojnë të gjuajnë raketa në Izrael, në ditën e pestë të gjendjes së luftës.

BBC-ja raporton se gjatë ditës së enjte, atje kishte bombardime të rënda që përfshinin anije me armë, avionë luftarakë dhe helikopterë.

Më shumë se 100 persona janë vrarë deri më tani në Kaza dhe shtatë në Izrael që kur kanë nisur luftimet, të hënën e kaluar.

Ndërkohë, turmat hebreje dhe izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit, duke e nxitur presidentin izraelit që të paralajmërojë për luftë civile.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz urdhëroi një "përforcim masiv" të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme që kanë shkaktuar arrestimin e më shumë se 400 personave.

Policia thotë se arabët izraelitë kanë qenë përgjegjës për shumicën e problemeve duke hedhur poshtë akuzën se ata po qëndrojnë pranë ndërsa bandat e të rinjve hebrenj ua kanë mësyrë shtëpive arabe.