Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit kanë vdekur 17 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 123 pacientë pozitivë me koronavirus nga testimi i 2598 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 3803 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 154.494 persona me COVID-19. Prej tyre 5168 kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 143.069 janë shëruar. Janë 6257 raste aktive.