Botë

SHBA: Kina, Rusia dhe Irani, ndër shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare

FOTO: AP
 

Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Kinën për kryerje të “gjenocidit” kundër myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve tjera fetare në raportin e tij vjetor, në të cilin Irani dhe Rusia janë renditur të mesin e shkelësve më të mëdhenj të lirive fetare në botë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, ka shfrytëzuar raportin vjetor të DASH-it për lirinë fetare në botë, për të përmendur ata që konsiderohen shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare.