Botë

Ahmedinejadi mësyn përsëri postin e presidentit në Iran

Foto: AP
 

Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinejad i është rikthyer garës për të parin e shtetit në zgjedhjet që do të mbahen në muajin qershor.

I shoqëruar nga një numër përkrahësish, Ahmedinejad është regjistruar si kandidat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në vitet e fundit, Ahmedinejadi është munduar që figurës së tij kundërthënëse t’i japë një kahe më centriste dhe vazhdimisht ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim.