Botë

Varianti indian i COVID-19 gjendet në 44 shtete

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën ka bërë të ditur se varianti indian i COVID-19, që qëndron prapa rritjes enorme të rasteve me koronavirus në Indi, është gjetur në shumë shtete të tjera të botës.

Sipas agjencisë së shëndetit, varianti B.1.617 i COVID-19, fillimisht i gjetur në Indi në tetor, është gjetur në më shumë se 4500 mostra në “44 shtete në të gjashtë rajonet e OBSH-së”.