Botë

Trupa të pajetë gjenden në lumin indian, Gang

Trupa të shumtë të pajetë janë gjetur edhe të martën në brigjet e lumit Gang në lindje të Indisë, në kohën kur vendi po ballafaqohet me ngritjen enorme të infeksioneve me koronavirus.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk e kanë konstatuar ende shkaktarin e vdekjes së tyre. Zyrtarët shëndetësorë kanë raportuar të kenë pranuar vetëm gjatë së hënës vonë 71 kufoma ndërsa një numër i paspecifikuar syresh është gjetur të martën. Banorët e Ghazipurit, një prej qyteteve ku janë gjetur kufomat, kanë pretenduar se besojnë që të vdekurit tani po varrosen në ujëra, si pasojë e mungesës së drurit për djegien e kufomave, si pjesë e traditës së religjionit hindus. Pamjet e postuara nëpër rrjetet sociale kanë nxitur zemërim dhe spekulime se vdekjet mund të jenë të ndërlidhura me përhapjen e madhe të COVID-19. Autoritet kanë njoftuar se veçse kanë kryer analiza të nevojshme porse nuk kanë mundur që ta përcaktojnë shkaktarin e vdekjeve, shkaku i dekompozimit të kufomave.