1 perditesime
10:50

Shkon në 11 numri i të vrarëve nga sulmi i armatosur në një shkollë në Rusi

Ka shkuar në 11 numri i të vrarëve në sulmin e armatosur në një shkollë në Kazan të Rusisë.

Mediat lokale kanë bërë të ditur se njëri nga dy sulmuesit është kapur. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar.

Sulmuesi tjetër është vrarë gjatë operacionit të Policisë.

09:58

Së paku nëntë persona të vrarë pas një sulmi të armatosur në një shkollë në Rusi

Së paku nëntë njerëz kanë vdekur pas një sulmi të armatosur në një shkollë në Kazan të Rusisë.

Raportet preliminare thonë se dy burra të armatosur kanë hyrë në një shkollë të mesme të martën në mëngjes.

Njëri nga personat e armatosur, një adoleshent, është kapur. Tjetri është izoluar në katin e tretë të shkollës. Sipas një burimi, personi i dytë është duke i mbajtur shtatë fëmijë si pengje.