Botë

Përshkallëzim dramatik: Izraeli u kundërpërgjigjet raketave të “Hamasit”

Fotot: AP

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka bërë të ditur se nëntë palestinezë, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë “në serinë e sulmeve në veri të Gazës”. Fjala është për sulmet ajrore të ndërmarra nga Izraeli në kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketave në Jerusalem nga “Hamasi”, si ndëshkim për “krimet e Izraelit”. Krejt kjo ka ndodhur në ditën kur më shumë se 300 palestinezë janë lënduar në përleshjet me policinë izraelite jashtë xhamisë “Al-Aqsa”

Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve kanë përshkallëzuar të hënën në mënyrë dramatike, pasi që grupi militant në Gazë – “Hamas” – ka hedhur raketa në drejtim të Jerusalemit, teksa Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore ndaj territorit bregdetar palestinez, si pasojë e përleshjeve para xhamisë “Al-Aqsa”.

“Hamasi” ka lansuar raketat nga Gaza në drejtim të Izraelit, vetëm pak minuta pas skadimit të ultimatumit të saj vënë vendit për tërheqjen e forcave të sigurisë si nga zona e Jerusalemit, ku ndodhet “Al-Aqsa”, ashtu edhe nga lagjja Sheikh Jarrah në Qytetin e Vjetër. Me këtë, grupi ka jetësuar kërcënimin për ta ndëshkuar Izraelin sherri i konfrontimeve të dhunshme me palestinezët dhe i “krimeve”. Banorët e Jerusalemit kanë raportuar të kenë dëgjuar sirenat për sulm ajror pak pas orës 6 sipas kohës lokale, kur dhe ka skaduar ultimatumi i “Hamasit”, si dhe jehonën e tri shpërthimeve më të largëta, ani pse nuk dihet qartë nëse detonimet ishin rezultat i shpërthimit të raketave apo i sistemeve antiraketore të vendosura. Përgjigjja izraelite ka pasuar vetëm pak orë më vonë.