Shtetet anëtare të NATO-s nga Evropa Lindore janë për prani më të madhe të forcave të Aleancës ushtarake në këtë pjesë të Kontinentit të Vjetër.
Kështu ka thënë të hënën presidenti rumun, Klaus Iohanis, gjatë një samiti virtual, në të cilin ka marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSamiti i Nëntëshes së Bukureshtit, një grup ky i vendeve lindore evropiane, ishte drejtuar nga Iohanis dhe presidenti polak, Andrej Duda, ndërsa kishte për synim koordinimin e pozicioneve të sigurisë në prag të samitit të plotë të NATO-s, në qershor.
Praninë më të madhe të forcave, presidenti rumun e ka sugjeruar në aludim të grumbullimit të fundit shqetësues të forcave ushtarake ruse përreth Ukrainës.
Nëpërmjet një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur se presidenti Biden ka shprehur mbështetje për fuqizimin e NATO-s karshi veprimeve të dëmshme ekonomike dhe politike të konkurrentëve strategjikë.
Në këtë video-konferencë kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe presidentët nga Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Sllovakia.