Botë

16 të vdekur e 25 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 16 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja janë nga testimi i 1016 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 408 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 154.051 raste me koronavirus, ndërsa 5.109 me fatalitet. Janë shëruar 138.370 pacientë, ndërsa janë 10.572 raste aktive.