Botë

Erdogan: Vendet islame të dalin kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aqsa dhe Kudsit

FOTO: AP
 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje vendeve islame dhe të gjithë botës që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aqsa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Erdogan shkroi: "Unë ftoj të gjithë botën, kryesisht vendet islame që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aqsa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve" .