Botë

Mbi 160 palestinezë e 6 policë izraelitë të lënduar nga përplasjet në xhaminë Al-Aqsa

Të paktën 163 palestinezë dhe 6 oficerë policorë izraelitë kanë mbetur të lënduar në përplasjet që kanë ndodhur në Jerusalem, kanë bërë të ditura autoritetet policore të të dyja vendeve.

Shumica prej tyre kanë mbetur të lënduar në xhaminë Al-Aqsa ku policia izraelite ka gjuajtur me plumba gome, derisa palestinezët gjuanin gurë dhe shishe në drejtim të tyre.

Tensionet janë rritur në lidhje me dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar nga kolonët hebrenj ndërkohë Kryqi i Kuq ka hapur një spital të improvizuar  një në fushë për të trajtuar të plagosurit.

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem është njëra prej lokacione më të nderuara të Islamit por është po ashtu një vend i shenjtë për izraelitët, e njohur si Mali i Tempullit. Vendi bëhet shpesh një pikë e dhunës, e cila u shpalos përsëri të premten në mbrëmje pasi mijëra ishin mbledhur atje për të marrë pjesë në xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shtetet e Bashkuara, një aleat i Izraelit, kanë bërë thirrje për “ndalje të përshkallëzimit” të tensioneve në Jeruzalem të premten, duke kërkuar që “të shmangen dëbimet” e palestinezëve.