Botë

Khamenei: Beteja ndaj Izraelit është detyrë publike

 

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka thënë të premten se beteja kundër Izraelit është detyrë publike e shtetit, ndërsa u ka bërë thirrje shteteve myslimane që ta vazhdojnë betejën ndaj izraelitëve, të cilët i ka quajtur grup terrorist që po vret palestinezët.

Elitën politike të Izraelit, Khamenei e ka quajtur regjim që duhet shtypur si pjesë e betejës kundër terrorizmit.