Botë

Parashihen rritje çmimesh për pushimet e verës

Foto: AP
 

Çmimet e pushimeve gjatë kësaj vere pritet të rriten, ka bërë të ditur drejtori i kompanisë për aranzhim të udhëtimeve, Booking, Glenn Fogel. Ai ka thënë se çmimet tashmë kanë filluar të rriten, për shkak të bllokimit të pandemisë gjatë këtij viti.

Shumë kompani ajrore kanë zvogëluar ndjeshëm numrin e fluturimeve që kryejnë për shkak të kufizimeve të udhëtimit, shkruan BBC.