Botë

24 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Descriptive Text

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 24 raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndëras po ashtu janë regjistruar edhe 323 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2928 mostrave.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë shëruar 714 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 153.137 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5.016 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 135.367 persona, ndërsa janë 12.754 raste aktive.