Botë

Në Maqedoni, 31 të vdekur e 67 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoni të Veriut po vazhdon të ulet numri i të prekurve me COVID-19, por mbetet i lartë numri i vdekjeve si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të martën, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 31 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 67 raste të reja pozitive nga 1.169 teste.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4.992, derisa i të prekurve në 152.814.

Raste aktive mbeten 13.169.