Botë

Kryeministrja e Zelandës së Re kritikon Kinën lidhur me të drejtat e njeriut

FOTO: AP
 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka kritikuar Kinën për shkak të historikut të saj lidhur me të drejtat e njeriut.

Ardern duke folur në Samitin e Biznesit të Kinës në qytetin Auckland të Zelandës së Re, duke iu referuar shtypjes së ujgurëve dhe protestave në rajonin special administrativ të Hong Kongut, theksoi se ka shqetësime serioze në lidhje me qasjen e Kinës ndaj të drejtave të njeriut.