Botë

30 të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan, në mesin e tyre edhe nxënës

Disa nxënës janë në mesin e 30 personave që kanë vdekur nga një sulm me bombë në një veturë, në Agfanistanin perëndimor të premten, kanë bërë të ditur autoritetet afgane.

Shpërthimi ndodhi afër një bujtine ku po qëndronin nxënësit.

Nuk është bërë ende e ditur se kush qëndron prapa sulmit ndërkohë që Afganistani po përballet me një valë të re të dhunës që kur presidenti amerikan, Joe Biden, kishte bërë të ditur tërheqjen e trupave amerikane nga ky shtet, deri më 11 shtator.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 90 persona, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Afganistanit, Tariq Arian.

Po ashtu, janë dëmtuar ndërtesa, duke përfshirë edhe bujtinën në të cilën po qëndronin nxënësit e një shkolle të mesme.