Botë

Turqia nënshkruan kontratë për 50 milionë doza të vaksinës Sputnik V

 

Turqia ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për të pranuar 50 milionë doza të vaksinës ruse kundër COVID-19, Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë u Turqisë, Fahrettin Koca, ka thënë se dërgesa e parë do të arrijë në maj, ndërsa Turqia po mundohet ta përshpejtojë procesin e vaksinimit.