Botë

Johnsoni pretendohet të ketë thënë se më mirë të shoh mijëra të vdekur sesa një mbyllje të tretë

FOTO: AP
 

Në Britaninë e Madhe ka plasur një skandal i madh, i zbuluar fillimisht nga e përditshmja “Daily Mail”, e cila ka treguar se në vjeshtë gjatë një diskutimi të Qeverisë për mbyllje, kryeministri Boris Johnson kishte thënë se “më mirë të shoh mijëra trupa të vdekur sesa të urdhërojë një mbyllje të tretë”.

Megjithatë të hënën, kryeministri britanik mohoi një gjë të tillë, pasi Daily Mail mbante një raport të bisedës.