Botë

Arrestohet një person në Mallorca, i infektoi me koronavirus mbi 20 persona

Foto: AP
 

Një person nga ishulli Mallorca i Spanjës është arrestuar nga Policia pas nuk kishte pranuar të izolohej, duke pasur shenja pozitive të koronavirusit. Ai kishte filluar të shfaqte simptoma mirëpo nuk i kishte dëgjuar këshillat e miqve dhe kolegëve të punës të mbyllej në shtëpi.

Autoritetet njoftojnë se personi kishte shkuar për t’u testuar me PCR mirëpo ishte kthyer në punë pa e pritur rezultatin e testit. Menaxheri dhe stafi i punës i kishin insistuar të kthehej në shtëpi, duke u thënë autoriteteve policore se personit i kishte shkuar temperatura në 40 gradë Celsius.