Një oficere franceze është goditur për vdekje në një sulm me thikë në një stacion policie në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit, njofton BBC.
Sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi në Francë nga Tunizia disa vjet më parë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital.
Goditja me thikë ndodhi në sallën e hyrjes të stacionit policor të premten pasdite dhe ende nuk është dhënë ndonjë motiv për sulmin.
Oficerja femër e paarmatosur 49-vjeçare u godit me thikë në qafë.
Ajo u kthye nga pauza dhe sulmuesi hyri në stacion duke iu hedhur në qafë, para se policët e tjerë të pranishëm ta qëllonin për vdekje.
Kryeministri Jean Castex dhe ministri i Brendshëm Gérald Darmanin po shkonin drejt vendit të ngjarjes.
Policia i bëri thirrje publikut të mos shpërndajë thashetheme. Zyrtarët thanë se sulmi me thikë nuk po hetohej në këtë fazë nga prokurori anti-terror.
-
23 prill 2021 17:07
-
Shpërndaje në: