Një ish-prift është deklaruar fajtor për abuzimin seksual të adoleshentëve në Michigan në vitin 1980, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm.
75-vjeçari Gary Jacobs u deklarua fajtor për katër vepra kriminale seksuale në Qarkun e Ontonagonit dhe do të vuajë të paktën tetë vjet burg, kanë thënë autoritetet.
“Ky dënim nuk do të fshijë dhimbjen që z. Jacobs u dha atyre që i besuan. Por, shpresoj se ndjekja jonë e drejtësisë mund të ofrojë një ndjenjë lehtësimi”, ka thënë prokurorja e përgjithshme Dana Nessel.
Jacobs pritet të bëjë një deklaratë të ngjashme në Qarkun e Dickinsonit më 3 maj, raporton AP.
Dioqeza Marquette ka thënë se Jacobsi ishte dëbuar nga aty më 1988 dhe se ishte larguar nga vendi. Ai po jetonte në Albuquerque, Meksikë, kur u akuzua në janar të 2020-s.
-
Arrestohet një prift në Mal të Zi për abuzim seksual të dy të miturve
-
Prokurorët kërkojnë që P.Diddy të dënohet me 11 vjet burgim
-
Ish-kirurgu pedofil dënohet me 20 vjet burgim për përdhunimin e 299 fëmijëve në Francë
-
Pelicot thotë se nuk pendohet që e ka bërë publik përdhunimin ndaj saj
-
Edukatori që abuzoi seksualisht afër 70 vajza të moshave 1-7 vjeç, burgoset përjetësisht