Botë

Mali i Zi arreston liderin e bandës kriminale

Mali i Zi arreston liderin e bandës kriminale
Foto: Ilustrim
 

Policia e Malit të Zi ka arrestuar liderin e supozuar të bandës kriminale i cili ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe tërë Evropën, thanë zyrtarët të mërkurën.

Zëvendëskryeministri Drian Abazoviq përshëndeti arrestimin e Slobodan Kascelan në qytetin e Kotorrit duke e vlerësuar si suksesin më të madh të forcës policore në 10 vjetët e fundit.