Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vrarë e dy të plagosur në një sulm në një shitore në New York

Një punonjës raportohet se ka qëlluar tre persona tjerë në një zyre brenda një shitore ushqimore në Long Island të New Yorkut në SHBA të martën, raporton agjencia AP.

Punonjësi mësohet se ka qëlluar për vdekje menaxherin, ndërsa është arrestuar disa orë pasi kishte ikur, raporton Policia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gabriel DeWitt Wilson 31-vjeçar është arrestuar në një kompleks banesor 3 kilometra nga shitorja.

Të shtënat me armë kanë ndodhur sot në ora 11:15 me kohë lokale.

}ilson mësohet se ka shkuar në zyrë menjëherë pasi kishte ardhur në punë, duke plagosur një burrë dhe një grua në një dhomë, dhe më pas shkaktoi vdekjen e menaxherit të shitores.

Kishte rreth njëqind konsumatorë brenda shitores në atë kohë, ka njoftuar komisari i Policisë së Nassa Countyt, Patrick Ryder.