Botë

Në Siri për herë të parë një grua garon në zgjedhjet presidenciale

Një grua nga kryeqendra e Sirisë, Damasku, ka aplikuar për të garuar në zgjedhjet presidenciale në Siri, është njoftuar nga kryeparlamentari të martën. Ajo është gruaja e parë që garon për zgjedhjet presidenciale në Siri, raporton agjencia AP. Zgjedhjet që shihen kryesisht simbolike pritet të fitohen nga presidenti aktual Bashar Assad.

Zgjedhjet presidenciale, të dytat në Siri që kur shpërtheu lufta civile 10 vjet më parë, pritet të mbahen më 26 maj. Diaspora e Sirisë do të votojë më 20 maj.

Kryeparlamentari i Sirisë, Hammoud Sabbagh ka treguar se Faten Ali Nahar, një 50-vjeçare nga Damasku, e ka nominuar veten për postin e presidentes. Dihet shumë pak për të. Hammoud ka treguar për moshën e saj, vendin e lindjes ndër të tjera. Nuk ka pasur informata se cila është ajo nëpër rrjete sociale.

Dy kandidatë kanë dorëzuar emrin për zgjedhjet presidenciale, përfshirë edhe një biznesmen që garoi kundër Assadit në vitin 2004. Assad fitoi 90 për qind të votave në ato zgjedhje.

Ndonëse Assad nuk është paraqitur ende, ai pritet të garojë dhe të fitoi mandatin e katërt shtatëvjeçar. Ai është në pushtet në Siri që nga viti 2000, kur e mori pas vdekjes së babait të tij, që e kishte drejtuar shtetin për 30 vjet.

Siria ka filluar duke lejuar votimin e disa kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2014.