Partia e Trump fiton në Georgia

Partia e Trump fiton në Georgia

21 June 2017 09:44

Donald Trump kalon testin e Georgias. Republikanët triumfuan në zgjedhjet e forta të këtij shteti, të konsideruara një referendum ndaj presidencës së miliarderit njujorkez.

Karen Handel e ruajti vendin e saj në Kongres me 53% të votave, ndërsa rivali demokrat Jon Ossoff mori 47%.

Distrikti i gjashtë i Georgias është një vend tradicionalisht i sigurt për republikanët, por demokratët shpresonin shumë që të përfitonin nga niveli i ulët i popullaritetit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, të dëshmuar nga sondazhet e fundit të opinionit.

se të shtënat e javës së kaluar në një fushë bejsbolli të Virxhinias, ku mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe kongresmeni Steve Scalise, kanë qenë favorizuese për republikanët në këto votime.

Republikanët kanë arritur deri tani këtë vit të shmangin çdo humbje përballë demokratëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme