Botë

Nëntë të vdekur dhe 144 raste me COVID-19 në Mal të Zi

Nëntë të vdekur dhe 144 raste me COVID-19 në Mal të Zi
 

Në 24 orët e fundit, në Malin e Zi, u regjistruan nëntë vdekje dhe 144 raste të reja infektimi për shkak të COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga llogaritja e djeshme, nëntë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, nga të cilat tre pacientë nga Bijelo Polje, dy nga Podgorica dhe një nga Nikshiq, Bar, Cetinje dhe Tuzi, nga të cilët më i riu ishte 69 dhe më i vjetri 90 vjeç”, thuhet në njoftim.