Botë

Singapori konfiskon sasinë më të madhe të kanabisit në 25 vjet

Singapori konfiskon sasinë më të madhe të kanabisit në 25 vjet
FOTO: AP
 

Agjencia anti-narkotike e Singaporit ka thënë të hënën se bëri konfiskimin e saj më të madh të kanabisit në 25 vjet në një laborator droge javën e kaluar. Ky qytet-shtet ka disa nga ligjet më të ashpra në botë për narkotikët, përfshirë dënimin me vdekje.

Byroja Qendrore e Narkotikëve kapi rreth 23.7 kg kanabis dhe 16.5 kg heroinë, si dhe metamfetaminë kristal dhe tableta ekstazi, thuhet në deklaratë.