Botë

Lindjet e foshnjave në Kinë mund të bien nën 10 milionë në vit në pesë vitet e ardhshme

Lindjet e foshnjave në Kinë mund të bien nën 10 milionë në vit në pesë vitet e ardhshme
FOTO: AP
 

Kina mund të shoh që lindjet e foshnjave të bien nën 10 milionë në vit në pesë vitet e ardhshme nëse qeveria nuk heq shpejt politikën e saj që familjet të kenë vetëm dy fëmijë. Popullsia totale e Kinës gjithashtu mund të bjerë brenda disa vitesh, sipas ekspertit Dong Yuzheng, drejtor në Akademinë e Zhvillimit të Popullsisë Guangdong.

Numri i foshnjave të lindura në Kinë ra për 580.000 në 14,65 milionë në 2019 dhe shkalla e lindjeve prej 10.48 milionë ishte më e ulta që nga viti 1949 kur filluan metodat aktuale të mbledhjes së të dhënave, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.