Botë

Gjermania kujton 80 mijë të vdekurit nga COVID-19

Gjermania kujton 80 mijë të vdekurit nga COVID-19
Foto: AP
 

Gjermania ka mbajtur sot një shërbim përkujtimor për t’i nderuar rreth tetëdhjetë mijë gjermanët që humbën jetën nga koronavirusi.

Akti i përkujtimit ka ardhur në kohën kur vendi po ka telashe t’ia ndalë hovin valës së re të infektimeve në vend. Presidenti Frank Valter-Shtajnmajer dhe kancelarja Angela Merkel kanë marrë pjesë në kishën Kaiser Wilhelm në Berlin. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe të afërmit e atyre që humbën jetën në luftën kundër COVID-19. Gjermania ka konfirmuar se numri i saktë i atyre që nuk ia dolën kundër koronavirusit është 79 mijë e 914. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 vdekje më shumë se një ditë më parë. Gjermania është e pesta në Evropë me numrin më të lartë të rasteve me fatalitet pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Rusisë dhe Francës. Qeveria e Merkelit po përballet me presion të madh për shkak se procesi i vaksinimit ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve me kompanitë e prodhimit të vaksinave.