Botë

Mbështetësit e Navalnyt do të mbajnë protesta në Rusi më 21 prill

Foto: BBC
 

Ekipi i kritikut më të madh të presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka bërë të ditur se do të organizojë protesta të radhës, të cilat do të mbahen më 21 prill.

Navalny është duke u mbajtur në një burg të veçantë disa kilometra larg Moskës ndërkohë që mjeku i tij ka deklaruar të shtunën se ai është në rrezik të vdesë.