Botë

Në Izrael maskat nuk janë më të obligueshme në hapësira publike

Descriptive Text

Izraeli ka hequr obligimin e përdorimit të maskave në hapësira publike dhe do të rihapë shkollat e mesme, në hapin e fundit të vendit drejt normalitetit.

Vendi ka pasur një shtrirje të suksesshme të vaksinave, me 54% të popullsisë së saj prej 9.3 milionë që kanë marrë të dy vaksinat Pfizer / BioNTech dhe ka regjistruar rënie të mëdha të infeksioneve.

Pavarësisht se në hapësira publike nuk duhet më përdorimi i maskës, izraelitët do të vazhdojnë të mbajnë një të tillë në ambiente të mbyllura.

Kopshtet e shkollat fillore izraelite ishin tashmë të hapura, por e diela shënon rihapjen e shkollave të mesme.