Botë

Rusia e Ukraina ia dëbojnë njëra-tjetrës nga një diplomat

Rusia akuzoi një diplomat ukrainas të shtunën për përpjekjen për të marrë informacione të klasifikuara dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 22 prill, duke nxitur një përgjigje të njëjtë nga Ukraina ndërsa tensionet kufitare rriten, njoftojnë mediat e huaja.

Shërbimi i sigurisë i Rusisë ka thënë se Oleksandr Sosoniuk ishte ndaluar kur ai u përpoq të merrte informacione nga bazat e të dhënave ruse të zbatimit të ligjit gjatë një takimi me një shtetas rus.

Ministria e Jashtme i dha Sosoniukut 72 orë kohë për t’u larguar, dhe Ukraina atëherë bëri po kështu me një diplomat rus në Kiev.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se Sosoniuku ishte mbajtur për disa orë para se të lejohej të kthehej në konsullatën e tij në Shën Petersburg dhe e quajti arrestimin një provokim.

"Ne i mohojmë plotësisht akuzat e ngritura kundër oficerit konsullor", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur midis grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit dhe përplasjeve në Ukrainën lindore midis ushtrisë dhe separatistëve pro-rusë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy bëri të premten presion për bisedime paqësore me Moskën.