Botë

Varroset Princi Philip

Besnikëria e palëkundur ndaj Mbretëreshës dhe shërbimi ndaj vendit e kanë karakterizuar ceremoninë e varrimit të Dukës së Edinburghut të shtunën. Lidhja e Princit Philip me marinën mbretërore dhe dashurinë e tij për detin ka qenë fokus i ceremonisë mortore në Kështjellën Windsor në Londër ndërkaq nuk pati predikime, duke respektuar dëshirën e tij të fundit.

Më shumë se 730 anëtarë të forcave të armatosura ishin pjesë e funeralit, por vetëm 30 anëtarë të ngushtë kanë qenë të pranishëm në Kishën Saint George, për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Princi Philip vdiq në Kështjellën Windsor më 9 prill në moshën 99-vjeçare.

Trupi i tij prehet në sallën e brendshme të Windsorit.

Pallati Buckingham e ka planifikuar funeralin në përpikëri me masat për mbrojtje nga koronavirusi. E gjithë ceremonia është zhvilluar brenda hapësirës së kështjellës dhe publikut i ishte kërkuar që të mos tubohej para pallateve mbretërore. Pjesëmarrësit e funeralit kanë mbajtur maskën dhe kanë respektuar distancën, ndërkaq Mbretëresha është ulur e vetme.