Botë

Navalny është pranë humbjes së njërës veshkë dhe sulmit në zemër

Foto: BBC
 

Kritikuesi i Kremlinit, Alexei Navalny është në rrezik të humbjes së veshkës ndërkohë që edhe shikimi i tij është duke u përkeqësuar, për shkak të grevës së tij të urisë, e cila ka nisur më shumë se dy javë më parë.

Navalny, 44-vjeçar, ka nisur të refuzojë ushqimin në fund të marsit, për shkak të siç ka thënë, refuzimit të autoriteteve të burgut për t'i dhënë trajtim shëndetësor për problemet me shpinë dhe dhimbjet në këmbë.