Botë

Ushtria në Birmani liron mbi 23 mijë të burgosur por jo edhe aktivistët pro-demokracisë

Foto: AP
 

Udhëheqësit e ushtrisë në Birmani kanë urdhëruar lirimin e 23.184 të burgosurve nga burgjet në mbarë vendin.

Vendimi ka ardhur si rrjedhojë e faljes që është bërë për nder të Vitit të Ri, ka bërë të ditur një zëdhënës i Departamentit të Burgjeve. Ndërkohë, bëhet e ditur se pak ose asnjë nga aktivistët kundër grusht-shtetit, të arrestuar që nga 1 shkurti, do të jenë në mesin të liruarve.