Botë

Që nga fillimi i pandemisë 1.300 fëmijë kanë vdekur në Brazil nga COVID-19

Foto: AP
 

Për më shumë se një vit pandemi, vdekjet në Brazil kanë arritur pikun. Por sipas evidencave virusi është duke mbytur edhe fëmijët. Në Brazil, deri tash kanë vdekur 1.300 fëmijë nga koronavirusi.

Një doktor refuzoi ta testonte një fëmijë 1-vjeçar për COVID-19, duke thënë se simptomat e tij nuk përshtaten me profilin e virusit. Dy muaj më vonë ai vdiq nga komplikimet nga virusi.