Botë

Turqia hyn në izolim në dy javët e para të Ramazanit

Turqia hyn në izolim në dy javët e para të Ramazanit
Foto: AP
 

Presidenti Receep Tayyip Erdogan ka vendosur për izolimin e Turqisë për dy javët e para të muajit Ramazan, me qëllim që të ulë shkallën e lartë të infeksioneve.

Nën këto masa janë ndaluar udhëtimet mes qyteteve, ndërkaq personave mbi moshën 65-vjeçare dhe nën moshën 18-vjeçare u është ndaluar përdorimi i transportit publik.