Botë

Lëvizja anti-vaksinim vë në shënjestër fëmijët gjermanë

Lëvizja “Querdenken” është shfaqur fillimisht gjatë verës së shkuar dhe ka rrokur vëmendjen ndërkombëtare kur njëra prej demonstratave të saja në Berlin përfundoi me përpjekjen për bastisjen e ndërtesës së Parlamentit gjerman (foto: Washington Post)

Vajza që flet nëpërmjet altoparlantit nuk duhet të ketë më shumë se 15 vjet.

 

Një lëvizje gjermane kundër izolimeve dhe vaksinimit ndaj COVID-19, e lidhur me të djathtën ekstreme të vendit, ka rekrutuar me qindra fëmijë nëpërmjet një grupi privat online

Vajza që flet nëpërmjet altoparlantit nuk duhet të ketë më shumë se 15 vjet.

“Kam folur nëpër demonstrata të tillë (më herët), thotë ajo, para se t’ia niste valës së kritikave adresuar Qeverisë gjermane për izolimet dhe programin e vaksinimit kundër COVID-19. “Ata thonë: ‘I kemi mbyllur! T’i detyrojmë të vaksinohen! Vetëm atëherë do t’i lejojmë që të dalin përsëri!’”, bërtet ajo, duke shtuar se ishte shoqëruar në shkollë nga policia, shkaku i refuzimit për t’iu përmbajtur kufizimeve.