Botë

Stoltenberg: NATO-ja e jo Rusia vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

Stoltenberg: NATO-ja e jo Rusia vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës
Foto: AP
 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka specifikuar të martën se është Aleanca Veriperëndimore dhe jo Moska ajo që do të vendosë rreth anëtarësimit e Ukrainës në organizatën ushtarake.

Një paralajmërim të tillë shefi i NATO-s e bëri duke folur nga Ukraina, në kohën e thellimit të tensioneve mes Moskës dhe Kievit në lindje të vendit.