Botë

Vaksinimi i shpejtë: Në Britani festohet lehtësimi i masave

Vaksinimi i shpejtë: Në Britani festohet lehtësimi i masave
 

Britania e Madhe të martën ka njoftuar se e ka arritur cakun e vaksinimit kundër COVID-19 me të paktën një dozë vaksine për të gjithë personat mbi moshën 50-vjeçare dhe grupet e rrezikuara. Qeveria ka thënë se 95 për qind e njerëzve në këto kategori kanë marrë vaksinën para cakut kohor të përcaktuar nga autoritetet.

Susan Hopkins, zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, ka thënë se ky është lajm fantastik.