Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit në 1.7 trilionë dollarë, më së shumti ndonjëherë, për gjashtë muajt e parë të këtij viti buxhetor, gati dyfishi i rekordit të mëparshëm, pasi një ndihme tjetër për ekonominë e vendit shtoi miliarda dollarë shpenzime muajin e kaluar.
Në raportin mujor të buxhetit, Departamenti i Thesarit ka thënë të hënën se deficiti për gjysmën e parë të vitit buxhetor - nga tetori deri në mars - ishte rritur nga një mungesë prej 743.5 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeficiti është rritur më shumë pas mbështetjes që Kongresi i ka dhënë paketave të njëpasnjëshme të shpëtimit ekonomik që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Ndihma e fundit erdhi në një masë prej 1.9 trilionë dollarësh që presidenti Joe Biden shtyu në Kongres muajin e kaluar.
Paketa e Bidenit përfshinte pagesa individuale të mbështetjes deri në 1.400 dollarë. Deklarata e Thesarit tregoi se pagesat në mars arritën në 339 miliardë dollarë.
Raporti i buxhetit tregoi se deficiti për vetëm marsin arriti në 659.6 miliardë dollarë, deficiti i tretë më i lartë mujor. Për periudhën gjashtë mujore, deficiti prej 1.7 trilionë dollarësh tejkaloi rekordin e mëparshëm të një deficiti prej 829 miliardë dollarësh në mars 2011, një periudhë kur qeveria po shpenzonte për t'u marrë me efektet e pafavorshme të recesionit të shkaktuara nga kriza financiare e vitit 2008.