Botë

Të paktën 34 migrantë të vdekur pas përmbysjes së anijes në Xhibuti

Të paktën 34 migrantë të vdekur pas përmbysjes së anijes në Xhibuti
FOTO: AP/Ilustrim
 

Të paktën 34 persona kanë vdekur kur një anije që mbante migrantë nga Jemeni u përmbys në brigjet e Xhibutit, ka thënë të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Anija, e cila po kontrollohej nga kontrabanduesit e njerëzve, besohet se mbante 60 pasagjerë, ka njoftuar IOM në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme të tilla si kur ndodhi incidenti.