Botë

Greqia do të marrë mbi 33.000 doza të vaksinës J&J të mërkurën

Greqia do të marrë 33.600 vaksina njëdozëshe Johnson & Johnson kundër COVID-19 të mërkurën dhe do të fillojë vaksinimin e njerëzve me të javën e ardhshme, ka thënë të hënën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mhëndetësisë.

Njoftimi erdhi ndërsa kompania amerikane filloi të shpërndante vaksinën e saj në të gjitha vendet e BE-së, disa ditë më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht për shkak të çështjeve të prodhimit.

Greqia ka vaksinuar më shumë se 2 milionë nga 11 milionë qytetarë sa ka gjithsej me të paktën një herë me vaksinat Pfizer, AstraZeneca ose Moderna.

Së bashku me dërgesat e reja nga ato kompani, Greqia ka thënë se pret 1.3 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson deri në qershor.

Vendi ka dalë më mirë se vendet e tjera të BE-së në valën e parë të pandemisë por ka vendosur kufizime të rrepta që nga nëntori për të ndaluar rritjen e infeksioneve.

Javën e kaluar, ajo filloi shpërndarjen e qindra mijëra pajisjeve falas të testimit në shtëpi për studentët e shkollës së mesme dhe mësuesit e tyre para se të riniste mësimi në klasë të hënën.

Greqia, e cila kishte dalë nga një recesion shumë-vjeçar para se të shpërthente pandemia, dëshiron me çdo kusht të rihapë turizmin dhe sektorët e tjerë kryesorë të ekonomisë së saj përpara sezonit të verës.