Greqia do të marrë 33.600 vaksina njëdozëshe Johnson & Johnson kundër COVID-19 të mërkurën dhe do të fillojë vaksinimin e njerëzve me të javën e ardhshme, ka thënë të hënën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mhëndetësisë.
Njoftimi erdhi ndërsa kompania amerikane filloi të shpërndante vaksinën e saj në të gjitha vendet e BE-së, disa ditë më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht për shkak të çështjeve të prodhimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGreqia ka vaksinuar më shumë se 2 milionë nga 11 milionë qytetarë sa ka gjithsej me të paktën një herë me vaksinat Pfizer, AstraZeneca ose Moderna.
Së bashku me dërgesat e reja nga ato kompani, Greqia ka thënë se pret 1.3 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson deri në qershor.
Vendi ka dalë më mirë se vendet e tjera të BE-së në valën e parë të pandemisë por ka vendosur kufizime të rrepta që nga nëntori për të ndaluar rritjen e infeksioneve.
Javën e kaluar, ajo filloi shpërndarjen e qindra mijëra pajisjeve falas të testimit në shtëpi për studentët e shkollës së mesme dhe mësuesit e tyre para se të riniste mësimi në klasë të hënën.
Greqia, e cila kishte dalë nga një recesion shumë-vjeçar para se të shpërthente pandemia, dëshiron me çdo kusht të rihapë turizmin dhe sektorët e tjerë kryesorë të ekonomisë së saj përpara sezonit të verës.