Botë

Irani fajëson Izraelin për sulmin në vendin bërthamor Natanz

Irani fajësoi Izraelin të hënën për një sulm në objektin nëntokësor Natanz që dëmtoi centrifugat e tij - sabotim që rrezikon bisedimet e vazhdueshme mbi marrëveshjen bërthamore të Teheranit dhe sjell në dritë një luftë hije midis dy vendeve, njofton AP.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por mediat izraelite raportuan gjerësisht se vendi kishte orkestruar një sulm kibernetik shkatërrues që shkaktoi një ndërprerje energjetike në ndërtesën bërthamore. Zyrtarët izraelitë rrallë pranojnë operacionet e kryera nga njësitë e fshehta ushtarake të vendit ose agjencia e saj e inteligjencës Mossad.

Ndërsa natyra e sulmit dhe shkalla e dëmit në Natanz mbetet e paqartë, një ish-zyrtar iranian ka thënë se sulmi shkaktoi një zjarr ndërsa një zëdhënës përmendi një "shpërthim të mundshëm të vogël".

Sulmi gjithashtu tensionon më tej marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara, të cilat nën presidentin Joe Biden tani po negociohen në Vjenë për të hyrë përsëri në marrëveshjen bërthamore e nënshkruar në vitin 2015.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua të hënën me sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, ardhja e të cilit në Izrael përkoi me fjalën e parë të sulmit. Të dy folën shkurtimisht me gazetarët, por nuk pranuan pytje.

Netanyahu ishte i prerë që nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që i jep Iranit fuqi bërthamore, ndërsa Austin u shpreh se përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet e të dy vendeve do të vazhdojnë.