Botë

India bëhet e dyta në botë me numrin e të prekurve me COVID-19, tejkalon edhe Brazilin

India bëhet e dyta në botë me numrin e të prekurve me COVID-19, tejkalon edhe Brazilin
Foto: AP
 

India ka raportuar për rekord të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka bërë të ditur se vetëm gjatë të dielës që ka shkuar, 168.912 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke u bërë kështu shifra më e lartë e rasteve të reja prej që ka filluar pandemia.