Botë

Blinken paralajmëron Kinën për “aksionet agresive” ndaj Tajvanit

Blinken paralajmëron Kinën për “aksionet agresive” ndaj Tajvanit
 

“Çfarë kemi parë dhe çfarë përbën shqetësim real për ne janë aksionet përherë e më agresive të Qeverisë së Pekinit kundrejt Tajvanit, duke ngritur tensione në ngushtica”, ka deklaruar Blinken në një intervistë për NBC-në

Uashington, 11 prill (Reuters) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të dielën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara pas aksioneve agresive të Kinës kundër Tajvanit. Ai ka paralajmëruar se do të ishte “gabim serioz” për këdo që mundohet të ndryshojë me forcë status quon në Paqësorin Perëndimor.

“Çfarë kemi parë dhe çfarë përbën shqetësim real për ne janë aksionet përherë e më agresive të Qeverisë së Pekinit kundrejt Tajvanit, duke ngritur tensione në ngushtica”, ka deklaruar Blinken në një intervistë për NBC-në.