Botë

Boris Johnsoni nuk do të marrë pjesë në funeralin e Princit Philip

Foto: AP
 

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë ne funeralin e Dukës së Edinburgut që do të mbahet pas një jave.

Vendimi i kreut të qeverisë britanike ka si qëllim që të lejojë më shumë anëtarë të familjes mbretërore të jenë pjesë e kësaj ceremonie, duke qenë se për shkak të rregullave kundër pandemisë në funeral do të marrin pjesë vetëm 30 persona.